Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet smeraldi i rrallë, me vlerë 500 mijë dollarë


Një smerald që peshon rreth 1.6 kg, më i madhi që gjendet në gati 30 vjet, është zbuluar në minierën më të madhe evropiane të smeraldeve, që ndodhet në Rusi. Gur i çmuar mund të çmohet deri në 500,000 dollarë.

Kristali i rrallë, i cili ka formë dhe përmasë unike, u gjet në një thellësi prej 260 metrash, tha në një njoftim për shtyp korporata, që zotëron minierën në Malyshevsky.

Vitin e kaluar u gjet një gur më i vogël prej 1.5 kg në të njëjtën minierë, ndërsa guri më i madh me peshë prej më shumë se 2 kg u zbuluar në vitin 1990.

Smeraldët janë gurët e tretë me më shumë vlerë pas diamanteve dhe rubinëve. Miniera e Malyshevskit është objekti i vetëm i Rusisë në llojin e vet dhe depozita më e madhe e smeraldit në Evropë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *