Pas protestës së djeshme të opozitës, 61 persona janë shoqëruar në polici dhe 30 prej tyre janë arrestuar.
Në protestën e djeshme pati përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku 13 persona mbetën të plagosur. 10 nga radhët e policëve dhe 3 nga radhët e protestuesve.
Kur përfaqësues të opozitës dhe ministri Brendshëm Sandër Lleshaj shkuan në spitalin e Traumës për të vizituar të plagosurit, nisi një debat para kamerave mes këtij të fundit dhe ish-deputetit Bardh Spahia.
Sherri mes Spahias dhe Lleshajt përfundoi me shoqërimin e ish-deputetit demokrat nga efektivë të policisë.