Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjormë të Kurbinit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërkohë që pritet ende zbardhja e detajeve nga policia.
Viktima dyshohet se ishte shoferi, që humbi kontrollin e automjetit.
Vijon…