Vendosni fjalën kyçe....

Arratisen 4 të burgosur shqiptarë në Greqi


Katër të burgosur janë arratisur mëngjesin e sotëm nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur të burgosurit fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin.

Kur dy policë u afruan për të parë se çfarë po ndodhte, shqiptarët i ndaluan me një thikë të improvizuar dhe arritën të dilnin jashtë.

Pastaj kërcënuan  një polic tjetër të cilit i morën armët dhe automjetin e tij dhe u nisën drejt portës. Atje, duke kërcënuar rojet u arratisën.

Sipas mediave greke, të burgosurit ishin vendosur përkohësisht në burgun e transferimit janë arratisur, pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *