Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shqiptari i dytë i arratisur nga burgu grek


Arrestohet shqiptari i dytë i arratisur tre ditë më parë nga burgu Petru Rali në Athinë.

Shqiptari 32-vjeçar është arrestuar gjatë operacionit të policisë greke mëngjesin e sotëm në Votaniko të Athinës.

Sakaq, në kërkim janë edhe dy shqiptarë të tjerë, pasi një prej katër të arratisurve u arrestua më herët në zonën Rentis.

Katër shqiptarët arritën të arratiseshin në mënyrë spektakolare nga burgu i Athinës. Një prej tyre u shtri në qelinë e burgut duke u hequr si i sëmurë, e ndërsa dy rojet e burgut hynë për ta ndihmuar, tre shqiptarët e tjerë i kërcënuan me thika të improvizuara duke i çarmatosur.

Më pas ata zbritën në korridoret e burgut ku hasën një oficer policie, të cilin e kërcënuan deri sa u hapi derën kryesore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *