Presidenti amerikan, Trump, e ka marrë me vete limuzinën e tij 1.5 milionë dollarëshe për ta përdorur gjatë qëndrimit 3 ditor në Britaninë e Madhe.
Mjeti luksoz dhe besohet më i sofistikuari në botë është i pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë për sa i përket mbrojtjes dhe komunikacionit.
Me një konsum mesatar prej rreth 30 litrash për kilometër, Cadillac-u presidencial është një mjet 7-vendësh dhe është ndërtuar për t’i dhënë presidentit amerikan mbrojtjen më të mirë të mundshme.
Mjeti ka aparat fotografik që shikon natën, ka një koracë që u reziston plumbavem bombave dhe sulmit me armë kimike si dhe rrota të përforcuara me Kevlar dhe disqe çeliku që mund ta mbajnë lëvizjen e automjetit edhe nëse gomat janë shkatërruar.
Cilësitë e mjetit Cadillac që shoqëron Trump
- Presidenti qëndron brenda një hapësire, hyrjen brenda së cilës e kontrollon vetëm ai. Aty ka bombola oksigjeni në rast nevoje.
- Në pjesën e pasme ndodhen sistemi i fikjes së zjarrit dhe ai i bombave me gaz lotsjellës që hidhen ndaj agresorëve.
- Në pjesën e pasme ndodhet telefoni satelitor me linjë direkte me zv.presidentit dhe Pentagonin.
- Serbatori është i veshur me çelik special që e ruan nga plumbat dhe granatat.
- Skeleti i makinës është mjaftueshëm i trashë për tu rezistuar plumbave dhe çdo mjeti shpërthyes. I trashë 10 centimetra ai është një përzierje çeliku, titani, alumini dhe qeramike.
- Në pjesën e përparme ka sistem gazi lotsjellës, armë shotgun ose automatike si dhe qese me gjak për presidentin në rast nevoje.
- Dyert e mjetit janë të trasha më shumë se 20 centimetra dhe peshojnë sa dera e një avioni Boeing 575. Ato mbyllen në mënyrë hermetike duke parandaluar çdo sulm kimik.
- Shoferi është i stërvitur të përballojë situata nga më të vështirat.
- Xhamat kanë 5 shtresa dhe mund të përballojnë edhe plumbat blindshpues dhe dritarja e vetme që mund të hapet e këtij mjeti është ajo e shoferit, dhe kjo hapet vetëm 7 centimetra.
- Pjesa e shoferit ka një qendër komunikimi dhe një sistem gjurmimi GPS.
- Përpara mjeti ka kamera që shikojnë natën.
- Gomat janë të përfrocuara me Kevlar ndërsa disqet janë llogaritur që të mbajnë makinën në lëvizje edhe në rast se makinës i shkatërrohen gomat.
- Përpara mjeti ka hedhëse granatash dhe bomba me gaz lotsjellës.