Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata suedeze refuzon arrestimin e Assange


Një gjykatë në Suedi të hënën ka vendosur ta refuzojë kërkesën e prokurorëve për arrestimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange.

Ky vendin e ndërlikon procesin e ekstradimit të tij në Suedi për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat për abuzim seksual.

Vendimi u bë publik duke u lexuar nga gjykatësi i këtij rasti në një gjykatë lokale në Uppsala, e cila ndodhet në veri të kryeqytetit suedez, Stokholm.

Më 13 maj të këtij viti, organet e drejtësisë në Suedi vendosën ta rihapin hetimin për dyshimet për abuzim seksual kundër tij, ndonëse Assange i ka mohuar këto akuza.

Në tërë këtë proces janë të përfshira edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat e kërkojnë ekstradimin e shtetasit australian për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete të diplomacisë dhe ushtrisë amerikane.

Njëri nga kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Britanisë së Madhe dhe aktualisht ministri i jashtëm i këtij shteti, Jeremy Hunt, ka thënë se nuk do ta pengonte ekstradimin e Assanges në Shtetet e Bashkuara, nëse ai merr udhëheqjen e qeverisë britanike, shkruan “Reuters”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *