Vendosni fjalën kyçe....

Goli i Ronaldos shpallet më i bukuri nga UEFA (Renditja)


Goli i Cristiano Ronaldos shpallet si më i bukuri nga Observatori Teknik i UEFA.

Mes 10 golave më të mirë vihet re ka një uzurpim nga lojtarët e Barcelonës të cilët zenë gjysmën e renditjes.

Goli i Mesit qëndron i dyti pas atij të Roanldos.

Renditja:

1- Cristiano Ronaldo (Juventus v Manchester United) – java e katërt e fazës së grupeve, 07/11/2018. Observatorët teknikë thonë: një pasim i gjatë perfekt e një konkluzion në ajër i jashtëzakonshëm.

2 – Lionel Messi (Barcelona v Liverpool) – gjysmëfinalja e vajtjes, 01/05/2019. Observatorët teknikë thonë: një goditje dënimi precize e potente.

3 – Sadio Mané (Bayern v Liverpool) – kthimi i 1/8, 13/03/2019. Observatorët teknikë thonë: një top i gjatë pas shpinës së mbrojtësit, pasuar nga një kontroll i bukur dhe goditje me kthesë.

4 – Ivan Rakitić (Tottenham v Barcelona) – java dy e fazës së grupeve, 03/10/2018. Observatorët teknikë thonë: një konkluzion i jashtëzakonshëm në ajër me vështirësi të theksuar.

5 – Leroy Sané (Manchester City v Hoffenheim) – java gjashtë e fazës së grupeve 12/12/2018. Observatorët teknikë thonë: një goditje dënimi potente e precize.

6 – Kylian Mbappé (Manchester United v Paris Saint-Germain) – vajtja e 1/8, 12/02/2019. Observatorët teknikë thonë: një tranzicion i mirë i skuadrës që kulmoi me një kros të ulët për Mbappé, i aftë të përshpejtojë e të finalizojë.

7 – Raheem Sterling (Manchester City v Shakhtar Donetsk) – java e katërt e fazës së grupeve, 07/11/2018. Observatorët teknikë thonë: një gol i madh personal – driblim dhe shmangje e një grup kundërshtarësh, përpara një goditje në këndin e largët.

8 – Ousmane Dembélé (Barcelona v Tottenham) – java e gjashtë e fazës së grupeve, 11/12/2018. Observatorët teknikë thonë: një kundërsulm vetmitar që bashkon shpejtësinë dhe ftohtësinë në finalizim.

9 – Philippe Coutinho (Barcelona v Manchester United) – cerekfinalet e kthimit, 16/04/2019. Observatorët teknikë thonë: një konkluzion i fuqishëm në këndin e largët.

10 – Luis Suárez (Barcelona v Liverpool) – gjysëmfinalt e vajtjes, 01/05/2019. Observatorët teknikë thonë: një lëvizje perfekte prej qendërsulmuesi e një finalizim i përpiktë në rrëshqitje në sugjerimin e Jordi Alba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *