Korça tronditet sërish nga tërmetet. Që pas mesnate zona është goditur nga katër tërmete të njëpasnjëshme, ku më i forti ishte ai i orës 5:49, me magnitudë 3.9.
Qytetarët kanë dalë jashtë banesave të tyre në frikë, pasi prej tre ditësh tashmë ndodhen nën panik për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme.
Tërmeti i fundit që goditi qarkun e Korçës, ndodhi në orën 06:04 të mëngjesit me magnitudë 3.1.
Që prej së shtunës, qytetarët e Korçës kanë patur vështirësi të gjejnë qetësi, pasi më shumë se 230 persona kanë mbetur të pastresë si pasojë e dëmtimit të banesave.
Një pjesë e tyre janë akomoduar në çadrat e vendosura nga ushtria.
Mbi 180 banesa janë dëmtuar nga lëvizjet teknonike dhe pjesa më e madhe e tyre janë shpallur të pabanueshme.