Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj dhe Spahia përplasen te Spitali i Traumës (VIDEO)


Nga protesta e mbrëmjes së kaluar mbetën të plagosur policë dhe protestues. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 10 prej të plagosurve janë policë dhe 3 janë nga radhët e protestuesve.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia shkoi të vititojë të plagosurit në Spitalin e Traumës, kur pas tij mbërriti dhe ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj.

Mes tyre pati përplasje përpara kamerave. Spahia kritikoi Lleshajn për mënyrën se si i ka trajtuar policia qytetarët, por edhe për mënyrën se si qeveria trajton policët.

Kur Lleshaj po bëhej gati për një deklaratë për mediat, Spahia i ka ndërhyrë duke e kritikuar  dhe i vonoi deklaratën.“Ik ore shiko bëj punët e tua… Ik andej!”, iu drejtua Lleshaj i nervozuar ish-deputetit.

Ndërkohë Spahia nga ana tjetër iu përgjigj. “Puna ime është kjo. T’ju pengoj juve t’i trajtoni shqiptarët si kriminelë”.

 Përplasjet mes Lleshajt dhe Spahisë kanë vijuar si brenda dhe jashtë spitalit të Traumës. Në ambientet e brendshme të spitalit, Lleshaj i kërkon llogari Spahisë të shpjegojë me çfarë statusi ndodhet aty.

Debati:

Lleshaj: Me çfarë statusi je këtu?

Spahia: Jemi me statusin e përfaqësuesve të opozitës.

Lleshaj: Të opozitës?!

Spahia: Të opozitës së vërtetë. Jo të atyre që i keni bërë ju. Kur u bëre ti ministër imagjino çfarë statusi duhet tani. Me mua flet ti ashtu. Por mbaj përgjegjësi për policët dhe qytetarët. E keni të afërt fundin. Shiheni si i keni bërë qytetarët.

Efektivët e policisë janë detyruar ta shoqëronin ish-deputetin Spahia në sy të kamerave. Në videot e mëposhtme shihet se si një prej efektivëve heziton të prekë i-sh deputetin kur një prej kolegëve të tij e tërheq me forcë dhe i thotë ” Ec mor burrë”./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *