Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron mbylljen e muajit të Ramazanit: Arroganca, dhuna dhe demagogjia duhen izoluar


Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e mbylljes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit, duke u uruar atyre Gëzuar Bajramin e Madh.

Meta ka dhënë mesazhin  për izolimin e çdo të keqe që pamundëson jetën e një shteti demokratik.

Postimi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Gëzuar Bajramin e Madh!

Nesër, në këtë Ditë të Shenjtë, kur besimtarët myslimanë ndajnë me njëri-tjetrin, vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam si dhe në traditën më të mirë shqiptare, respektin e përkushtimin ndaj familjes, mirëkuptimin dhe pranimin e tjetrit, solidaritetin dhe harmoninë ndërfetare, dhembshurinë dhe përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, le të përcjellim mesazhin se është koha të udhëhiqemi në vendimet tona me ndërgjegje të pastër, përgjegjësi qytetare, besim në Zot dhe me një dashuri të sinqertë për të mirën e përbashkët.

Arroganca, korrupsioni, demagogjia, veset, lakmia, dhuna e çdo shfaqje negative që helmon paqen, drejtësinë, barazinë e kohezionin social dhe pamundëson jetën e një shteti demokratik, duhen izoluar.

Të përqafojmë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, si dhe kombëtare, për të gjetur rrugën e duhur dhe tejkaluar çdo sfidë, pavarësisht sakrificave shpeshherë të dhimbshme, me dialog, mirëkuptim e bashkëpunim, për një shoqëri më të drejtë dhe një Shqipëri më njerëzore.

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:

Zoti ju dhëntë shëndet, mbarësi, begati e paqe në familjet Tuaja dhe në Shqipërinë tonë të përbashkët!

Gëzuar Bajramin e Madh!

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *