Partia Demokratike ka publikuar planin emergjent me 6 pika për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, këshilltari ekonomik në PD, Dorjan Teliti, thekson se Rama erdhi me premtime propagandistike dhe po ikën si arkitekt i shkatërrimit.
Teliti thotë se bilanci i qeverisë Rama është rrënim për shqiptarët, me rritje të varfërisë, çmimit të karburantit, çmimi të energjisë, të kasave e tatimeve.
Kryeministri i propagandës rrënoi Shqipërinë në bashkëpunim me oligarkët e kriminelët.
PD KA GATI PLANIN EMERGJENT TË RIMËKËMBJES EKONOMIKE.
Erdhi me premtime propagandistike në pushtet e po ikën si arkitekt i shkatërrimit. Edi Rama u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende pune, shëndetësi falas apo ulje të varfërisë, por bilanci i 6 viteve qeverisje janë rrënim për shqiptarët, për të cilët RRITI:
Varfërinë, papunësinë e pasigurinë, cmimin e karburantit, cmimin e energjisë, taksat e tatimet që sollën falimentin e 77mijë bizneseve.
Me politikat tij Rama bëri që jo vetëm me qindra mijëra shqiptarët të braktisin vendin por edhe investitorët e huaj ta shohin vendin tonë si zonë rreziku për investimet e tyre.
Këto janë mjaftueshëm arsye që ai, arkitekti i rrënimit, të largohet një orë e më parë.
Partia Demokratike ka gati planin e rimëkëmbjes së ekonomisë duke sjellë ofertë konkrete për shqiptarët:
- Ulje me 30 lekë/litër të cmimit të karburantit.
- Ulje të cmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin. Rifutje të fashës mbrojtëse për 300 kë e parë me cmim 8.3 lekë/këh.
- Përjashtim nga skema vjetore e TVSH-së për cdo biznes me xhiro nën 14 milionë lekë në vit. Me pullën në xham STOP inspektorëve abuzues dhe të korruptuar.
- Tatim fitimi 9%, duke krijuar mundësi reale për biznesin e madh të hapë vende të reja pune.
- Dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë. Tarifa zero bachelor dhe master për rreth 90% të studentëve. Bursa vjetore për studentët në nevojë dhe 32 milionë dollarë investime shtesë në vit për infrastrukturën konviktore dhe akademike. Trajnime dhe përgatitje reale për tregun e punës sipas “modelit gjerman dual” të arsimit profesional.
- Rritje të ndjeshme të pensioneve dhe energji elektrike falas deri në 200 kë/muaj për familjet me ndihmë ekonomike.
Kjo është e vetmja skemë që do të mund ta nxjerrë vendin nga gremina ku ka rënë nga keqqeverisja e Edi Ramës.