Studiuesi Aurel Plasari ka folur për Akadaminë e Shkencave ku ka deklaruar se ka nevoja për reformim por edhe ka theksuar se akademitë që varen nga autoriteti i lartë vuajnë për pavarësi
“Para dy vjetësh kam shkruar diçka mbi historitë e Akademisë dhe synimi ka qenë për ta relativizuar këtë çështje dhe nuk mund të trajtohet kjo çështje në skaje. Franca ka 28 Akademi. Prandaj mendoj se duhen marrë me qetësi. Ajo akademi ka nevojë për reformim. Unë nuk kam kërkuar të jem pjesë e asaj akademie. Është situatë që do kujdes për t’u shprehur për të dhënë mësime, sepse s’jam pyetur. Kam patur marrëdhënie korrekte me Akademinë
Strukturat akademike janë të nevojshme. Këto akademi që varen nga autoriteti i lartë do ta vuajnë këtë karakteristikë në kuptimin e pavarësisë. Edhe për sistemin universitar flasim për autonomi. Brezi i vjetër që del në pension është i rëndësishëm fakti se çfarë promovon.”-deklaroi Plasari në emisionin “A Show”