Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Kurbini: Beteja jonë për të ardhmen e qytetarëve


Kryeministri Rama ka prezantuar në Kurbin, kandidaten e PS-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka sulmuar opozitën duke thënë se ajo ka frikë nga zgjedhjet dhe për këtë arsye ka marrë rrugët.

“Beteja jonë është një betejë politike më e qartë se asnjëherë tjetër, për të ardhmen  e qytetarëve. Është një betejë mes nesh që bëjmë sa mundemi, por nuk bëjmë sa duam, për ta çuar Shqipërinë përpara me pune në çdo drejtim. Është betejë me ata që duan ta kthejnë këtë vend ku e kemi parë në të shkuarën. Ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Ata kanë frikë nga vota e popullit, ata kanë frikë nga ballafaqimi demokratik dhe betohen se do të na imponojnë një përplasje.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se opozita kërkon ta çojë Shqipërinë drejt humnerës, rrugë të cilën e ka zgjedhur për vete.

“Ata vendosen të ikin nga zgjedhjet, puna e tyre. Përveç kësaj, ata nuk vendosin asgjë tjetër. Shqiptarët e kanë vendosur kohë më parë se në këtë vend vendos populli. Kur vjen radha për të zgjedhur, askush s’i ikë atij nga zgjedhja e tyre. Ata kanë pranuar humbjen,  kanë kapitulluar dhe janë larguar. Ata sot nuk kanë qëllim të fitojnë, por kanë qëllim që mos të lënë Shqipërinë të fitojë. Ne në  këto zgjedhje  nuk do të bëjmë fushatë për kandidatët tanë, por do të bëjmë takime derë më derë, por çështja është se ne duam që të fitojë Shqipëria. Ata bëjnë çmos që ta marrin me vete Shqipërinë drejt humnerës, rrugë të cilën e kanë zgjedhur vetë, por Shqipëria nuk do të shkojë pas tyre.” – shtoi kreu i qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *