Pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Korçë, banorët janë përplasur me punonjësit e shërbimit të ndërmarrjes.
Në viden e publikuar në “Ora News” shihen banorët nën panic që nuk dinë se çfarë të bëjnë përballë kësaj situatë emergjente.
Rreth 200 shtëpi kanë mbetur të dëmtuarta pas tërmeteve në tre ditë dhe një pjesë e mirë e banorëve janë strehuar në çadrat e ngritura nga ushtria.
Prefekti i Korçës ka qenë i pranishëm në momentin e sherrit dhe madje ka debatuar me banorët dhe gazetarët.
“Mos qëndroni këtu. Duhet të merrni leje”, i është drejtuar gazetarëve prefekti Dhori Spirollari.