Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut merr anëtarësimin e plotë në fillim të 2020


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg në një intervistë për Alsat thotë se më së voni në fillim të vitit të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veriatlantike. Megjithatë sipas tij gjithçka varet nga ritmi i ratifikimit të Protokollit nga vendet anëtare. Stoltenberg këmbëngul se anëtarësimi sjellë stabilitet më të madh në aspektin e sigurisë gjë që ndikon edhe në zhvillimin ekonomik.

Ne presim që procesi i ratifikimit, që ndodhë në parlamentet e 29 vendeve aleate, të ratifikojnë protokollin e aderimit, ta nënshkruajnë, që mund të përfundojë në më pak muaj. Zakonisht zgjatë 1 vit dhe në tani është i njëjti rast, do të jetë gati në fillim të vitit 2020. Duhet të kujtojmë se aleatët tanë, kanë nënshkruar protokollin e aderimit, ajo që mbetet për tu bërë, është që parlamentet e ndryshme duhet ta mbështesin, konfirmojnë atë me nënshkrim. Ne nuk presim asnjë problem, sepse kjo është e mbështetur fortë nga qeveritë në të gjitha 29 vendet aleate”-deklaroi Stoltenberg.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *