Vendosni fjalën kyçe....

SYRIZA e Tsipras pëson disfatë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale


Partia SYRIZA e kryeministrit grek Aleksis Tsipras ka pësuar një tjetër disfatë. Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale dhe rajonale është fituar nga Partia Demokracia e Re.

Sikurse shkruan “Prothothema“, kandidatët e mbështetur nga partia opozitare Demokracia e Re kanë fituar gjashtë nga shtatë rajonet në të dielën e dytë të zgjedhjeve lokale, sipas rezultateve zyrtare fillestare të publikuara nga Ministria e Brendshme.

Si rezultat pas këtij raundi, në total 11 nga 13 rajonet e vendit do të fitohen nga kandidatët e Partisë Demokracia e Re.

Partia opozitare fitoi edhe komunën e Athinës, pasi Kostas Bakojani u zgjodh kryetar i kryeqytetit grek me mbi 65%, duke mposhtur kundërshtarin e tij të partisë SYRIZA, Nassos Iliopoulos, i cili mori mbi 34% të votave, me 96.7% të votave të numëruara.

“Në politikë ju duhet të dini dhe të humbisni”, ishte mesazhi i Kryeministrit Tsipras pas njoftimeve për rezultatin e zgjedhjeve.

Tsipras shtoi se “në politikë, si në jetë, është e rëndësishme të dimë se si të fitojmë, por të dimë dhe të humbasim. Gjëja e rëndësishme është ngritja dhe lufta përsëri. “

Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis nga ana tjetër deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve paralajmëruan një ndryshim të madh politik për vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *