Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Rusia ka vendosur të tërheqë të gjitha trupat ushtarake nga Venezuela, pas kërkesës së SHBA.
Deklaratën Trump e ka bërë nga Britania e Madhe, ku ndodhet për një vizitë zyrtare disa ditore.
Venezuela ka qenë një prej blerësve më të mëdhenj të arsenalit ushtarak rus prej vitit 2006 kur nënshkroi një kontratë 6 miliard dollarëshe që parashikon pajisjen me armatime nga kallashnikovët te avionët luftarakë Sukhoi dhe sistemet raketore.
Mediat e huaja deklarojnë se tërheqja e trupave ruse vjen pas vonesave në pagesa nga Venezuela.