Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arratisur nga burgu grek


Policia greke ka identifikuar 2 nga 4 shqiptarët e arratisur nga burgu i Petru Ralit në Athinë. Sipas zërave zyrtarë 2 të dënuarit shqiptarë të identifikuar janë Endrit Canaj dhe Xhelo Hasanaj.

Mediat greke mëngjesin e sotëm publikuan lajmin se në orën 04:00, katër shqiptarë u arratisën nga burgu ndërkohë që do të transferoheshin në burg tjetër.

Të burgosurit e kishin thurrur mirë planin e arratisjes, kur njëri prej tyre u hoq si i sëmurë. Shokët thirrën rojet dhe pas një sherri të dhunshëm arritën t’ja mbathnin.

Njëri prej tyre është arrestuar rreth orës 07:20 në zonën e Rendit, ndërsa kërkimi vazhdon për tre të arratisurit e tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *