Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i Bild paralajmëron përgjime për blerje votash në Durrës


Gazetari i Bild , Peter Tiede ka paralajmëruar publikimin e përgjimeve të reja në ditët në vijim ku sipas tij kanë të bëjnë me rregjistrime telefonatash ku eksponentë të Partisë Socialiste flasim për blerje votash.

Sipas tij, regjistrimet janë shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.

Përshëndetje, kam një histori të re. Do të botohet sonte ose nesër në mëngjes… Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste. Me 6 regjistrime të plota – përgjime telefonatash në shqip dhe përkthyer në anglisht. Ajo që kemi janë regjistrime – ne do të kemi 6 regjistrime në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit, shembuj nga rasti i Astrit Avdylit. Telefonata të bëra me politikanë dhe votues” – ka thënë gazetari gjerman për Fax News.

Tiede ishte autori i një shkrimi në gazetën Bild disa javë më parë në lidhje me situatën në vend ku përmendi edhe përgjimet për ndërhyrje në zgjedhjet në Dibër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *