Vendosni fjalën kyçe....

I miri i nënës projekton veten për kryeministër

I miri i nënës (Erion Veliaj), të cilit nuk i bëhet edhe aq vonë për shembjet e shtëpive në Unazën e Re apo për ndonjë godinë historike si Teatri Kombëtar, është ndjerë shumë i mërzitur këto ditë.

Shkak me sa duket është bërë një situatë që nuk ka pikë lidhje me qytetin e tij.

Tërmetet në Korçë kanë zgjuar projeksionet e brendshme të të mirit të nënës, ai në rolin e një kryeministri që bën aq shumë për shqiptarët, edhe kur nuk i takon.

Ja për shembull, nisi tre kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti, madje sipas tij  “Bashkia e Tiranës do ndihmojë edhe me rindërtimin e disa shtëpive në Korçë”.

“…Sot Korça është në një situatë të vështirë, por nesër mund të jemi ne, e të na gjendet Korça. Ndaj, dua të falenderoj të gjitha familjet që iu përgjigjën në kohë rekord mbushjes së tre kamionëve, që do të nisen për në qytetin e Korçës”, shprehet i miri i nënës.

 “Unë dhe Ajola, si prindër të një bebi të vogël, kishim më shumë merak për fëmijët e vegjël. Ndihma jonë është modeste, kryesisht qumësht, panolina, biberonë dhe nevojat higjienike që mund të ketë për fëmijët aty, por nëse do të ketë nevoja të tjera, do i adresojmë sipas mesazhit që na jep ekipi ynë i emergjencave që është bashkuar atje”, vazhdon i miri i nënës.

Po për shtëpitë çfarë thotë i miri i nënës? Si do t’i ndërtojë?

 “Ndoshta nuk i ndërtojmë dot të gjitha, qeveria do të bëjë të vetën, Bashkia e Korçës po ashtu, por ne, si Bashki e Tiranës, duam të marrim një numër shtëpish që t’i ndërtojmë si dhuratë e qytetarëve të Tiranës. Do përgatisim një fond solidariteti për ndërtimin e shtëpive dhe besoj se do të jetë në nderin e Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, që t’i përgjigjemi jo vetëm me ndihmat personale, por edhe me një ndihmë institucionale”, sqaroi i miri i nënës./Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *