Templates by BIGtheme NET

Ish-rivalja demokrate sulmon me pije kongresmenin, pret nga amerikanët t’i paguajnë gjobën

Amerikanët duket se janë frymëzuar nga incidenti i Nigel Farage në Britani, ose më saktë një ish-kandidate për një vend në Kongres. Ndërsa një kongresmen amerikan po dilte nga një restorant në Florida, u godit nga një pije “milkshake” njëlloj siç u godit Farange në maj.

Kongresmeni republikan Matt Gaetz po dilte nga një event nga restoranti i quajtur “Brew Ha ha”, si pjesë e turit të tij tre ditor “Nuk tërhiqem”. Sikurse shkruan “BBC” lidhur me incidentin u ndalua Amanda Kondrat’yev, demokratja e cila në vitin 2016 ka kandiduar kundër Gaetz.

Videoja e sulmit është postuar në mediat sociale.  Gaetz shihet në video teksa i tregon personelit të sigurisë me gisht sulmuesin.


“Është e qartë se duhet më shumë se një pije për të ngadalësuar ekipin tonë të madh”, shkroi Gaetz pak orë pas incidentit.

Kondrat’yev u gjobit me 1,000 dollarë për sulmin e kryer dhe pas lirimit u kërkoi amerikanëve në “Facebook” të mblidhnin fonde për shpenzimet e saj ligjore.

Amanda Kondrat’yev

Duke iu referuar fondeve të mbledhura për të, ish-kandidatja për kongresmene tha se “fondet do të përdoren për gjyqin dhe shpenzime të tjera të lidhura me të, vetëm nëse donatorët do të vendosin ndryshe. Nëse do të kem para ekstra nga fondet ligjore do të ndihmoj të krijoj një fond për të mbështetur protestuesit që burgosen.”

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto