Kina ka reaguar ndaj komenteve të Sekretarit të shtetit të SHBA-së Mike Pompeo rreth 30 vjetorit të protestave të përgjakshme në sheshin Tianamen.
Pompeo kishte lëshuar një deklaratë të hënën në përvjetorin e masave të rrepta që ishin marrë ndaj këtyre protestave.
“U përulem heronjëve të popullit kinez të cilët në mënyrë të guximshme kishin bërë qëndresë tridhjetë vjet më parë në sheshin e Tianamenit për të kërkuar të drejtat e tyre”, kishte thënë Pompeo.
Protestat që kishin zgjatur shtatë javë në vitin 1989, ku qindra nëse jo mijëra njerëz kishin vdekur besohet të kenë vdekur, kishin për qëllim tranzicionin e vendit në politika më liberale.
Pompeo ka kërkuar nga Kina që të lëshonte një numër të saktë rreth viktimave.
“Gjatë dekadave që pasuan, SHBA-ja kishte shpresuar që integrimi i Kinës në sistemin internacional do dërgonte në një shoqëri më tolerante dhe të hapur. Këto shpresa janë shuar”
Kina nëpërmjet ambasadës së saj në Uashington ka reaguar duke thënë se Pompeo ka shkelur ligjet ndërkombëtare me deklaratat e tij.
“Kjo është kundër vlerave të popullit kinez dhe një shkelje serioze e ligjeve ndërkombëtare dhe normave bazike për marrëdhënie ndërkombëtare. Ne jemi të dëshpëruar dhe e kundërshtojmë ashpër këtë deklaratë”, thuhej në reagim.
Gjithashtu ata e kanë quajtur Pompeon injorant që ka folur me paragjykime dhe është treguar arrogant.
Këto deklarata të ndërmjetme vijnë në një kohë kur Kina ka marrë masa të mëdha në përvjetorin e protestave.
Mediat sociale nuk punonin në Kinë ndërsa kishte postblloqe të shpeshta ku poashtu vërehej një numër i shtuar i forcave policore.