Vendosni fjalën kyçe....

Mendon se do ta puthë, Mohamed Salah i largohet gazetares (VIDEO)


Pasi Liverpuli shkëlqeu në finalen e Ligës së Kampionëve, Mohamed Salah u përfshi në një incident qesharak.

Gjatë një interviste me një gazetare, Mohamed Salah duket sikur po largohet nga ajo pasi i afrohet më shumë se ç’duhet.

Në një moment, gazetarja i afrohet futbollistit për t’i bërë një pyetje, por Salah mendon se ajo po tenton ta puthë dhe menjëherë sprapset.

Por në të vërtetë gazetarja thjesht po afrohej në mënyrë që Salah të dëgjonte më mirë pa u penguar nga zhurma gazmore e tifozëve.

Për fat të mirë, momenti i çuditshëm kaloi shumë shpejt dhe gazetarja vijoi me pyetjet.

Tifozët e Salah u gëzuan me videon, pasi siç shkruan “The Sun” shumë prej tyre e përshkruajnë reagimin e tij si të pafajshëm dhe të qartë se nuk donte të ofendonte askënd.

Me medaljen e artë në qafë, Sala foli se si e përjetoi fitoren për të cilën ai kontribuoi duke shënuar golin e parë.

“Unë kam flijuar shumë në jetën time për një karrierë në futboll. Të jesh egjiptian dhe të arrish në këtë nivel është diçka e jashtëzakonshme”, tha Salah.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *