Gjatë një takimi në Shkodër, ambasadori italian Alberto Cutillo ka folur për krizën politike në vend. Sipas tij është vështirë të thuhet nëse duhen shtyrë apo jo zgjedhjet e 30 qershorit.
Cutillo tha se në këtë pikë, nuk mund të thuhet se cili vendim do ishte më logjik të merrej.
“Është e qartë se zgjedhjet sic ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedheësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues.
Në Shqipëri kemi mbërritur në një situate komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar, dhe nuk mund të thuhet çfarë është me logjike, të zhvillohen zgjedhje apo të shtyhen ç’ka do të sillte ndryshime në ligj dhe kushtetutë.
Ndryshimi i dytë mund të jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e kushtetutes duke lejuar kështu shtyrjen e vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianet e quajnë “një varr më të keq se gropa” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj”, është shprehur ambasadori Italian.
Mes të tjerash, ambasadori Cutillo u përgjigj dhe për vendimin që pritet të marrë KE për hapjen ose jo të negociatave. Sipas tij ka 3 skenarë për vendimin e KE-së ku shtyrja e hapjes së negociatave duket më e mundshme.
“Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të githa vendet në unanimitet të aprvojnë celjen e negociatave, kjo është diçka që shqiptarët dëshirojnë , por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa më e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi këtë vit.
E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të percaktohen modalitete të reja.
Mundësia e tretë është që komisioni europian te shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit per negociatat me 20 qershor eshte nje kohe e shkurter. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte cudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi patur kohe ta studionim”, tha Cutillo.