Vetëm pak orë pas festës së ekipit të Kukësit në stadiumin Elbasan Arena, ku skuadra fitoi Kupën e Shqipërisë, mbrojtësi Faton Xhemaili është përfshirë në një aksident me makinë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të TEG-ut, ku makina e drejtuar nga një i afërm i Xhemailit, ka dalë nga rruga dhe përplasur me një bordurë.
Sipas gazetës Panorama, automjeti ka mbetur i shkatërruar, por futbollisti ia ka dalë të shpëtojë vetëm me një krah të thyer. Tanimë Xhemailit do t’i duhet të qëndrojë një muaj jashtë fushave derisa të rikuperohet plotësisht.