Vendosni fjalën kyçe....

Policia zbulon detajet e shpërthimit në Vlorë: Është dëmtuar vetëm kompresori


Policia zbulon detajet e shpërthimit që ndodhi sot pranë një biznesi në Vlorë.

Shpërthimi ndodhi në lagjen “24 maji” , pranë një rrobaqepësie dhe fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar. Është dëmtuar vetëm kompresori.

“Më datë 04.06.2019, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji” në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambjenteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se biznesi fason ishte në pronësi të një shtetasi me origjinë egjiptiane, i cili ka disa vite që operon në Shqipëri.

Në kohën e shpërthimit në zonë janë parë dy persona që lëviznin me vrap. Një prej tyre është shoqëruar në polici, por ende nuk ka informacion nëse ai ka lidhje me ngjarjen. Ky informacion nuk është përfshirë në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *