Vendosni fjalën kyçe....

Rusia hedh poshtë deklaratat e Trump, konfirmon prezencën ushtarake në Venezuelë


Kremlini kundërshtoi një deklaratë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se Rusia nuk e ka njoftuar zyrtarisht Trumpin për aktivitetet e personelit të saj në Venezuelë. Rusia bëri të ditur se po vazhdon bashkëpunimin me qeverinë e presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi në Twitter, tha se Rusia kishte larguar “shumicën e njerëzve të saj” nga Venezuela, por nuk dha detaje të mëtejshme, treansmeton REL.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov u tha gazetarëve se Rusia nuk ka kontaktuar me Trumpin lidhur me këtë çështje. Peskov tha se këshilltarët ushtarakë rusë ende punojnë në Venezuelë dhe “ky proces po shkon sipas planit”.

Në mars, Trump i bëri thirrje Rusisë të “dalë” nga Venezuela pasi Moska dërgoi rreth 100 ushtarakë në vendin e Amerikës Latine, ku udhëheqësi i opozitës Juan Guaido e shpalli veten president i përkohshëm.

Guaido mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 vende të tjera, ndërsa presidenti i kontestuar Maduro mbështetet nga aleatë të tillë si Rusia dhe Kina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *