Templates by BIGtheme NET

“SHBA s’na bëri ofertë të mirë, marrim raketat ruse” – Erdogan

Presidenti turk Erdogan ka thënë se oferta e bërë nga ana e SHBA-së për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, nuk ishte në përputhje me ofertën e bërë nga Rusia për sistemin S-400.

Turqia nuk do të heqë dorë nga marrëveshja me Moskën, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara, shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar tashmë Turqinë për sanksione, duke e nxitur atë që të tërhiqet nga marrëveshja e mbrojtjes raketore S-400 prej 2.5 miliardë dollarësh me Moskën.

SHBA citon shqetësimet e sigurisë dhe papajtueshmërinë e pajisjeve ruse me sistemet amerikane.

“Ka një marrëveshje dhe ne jemi të angazhuar për të.” u kundërpërgjigj Erdogan, në një deklaratë për gazetarët.

Ai shtoi se Ankaraja kishte propozuar të punonte me Uashingtonin për çështjen dhe kishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që t’i ofrojë Ankarasë një marrëveshje më të mirë për sistemin e mbrojtjes raketore por Uashingtoni nuk e bëri këtë.

Ndërsa Ankaraja pret të marrë bateritë e para S-400 këtë muaj, SHBA po vazhdon t’i kërkojë Ankarasë që të heqë dorë nga blerja.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*