Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mengjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës.
Mësohet se një sasi plasëse i është vendosur një biznesi fason në afërsi të rrugës Transballkanike.
Policia ka shoqëruar dy persona si të dyshuar për ngjarjen, të cilët janë pikasur duke u larguar me vrap nga vendngjarja.
Identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur detajet e këtij shpërthimi.