Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet misteri i madh: Përse u nda grupi legjendar ‘Ritfolk’?


Në fillimin e viteve ’90, “Ritfolk” ishte një prej grupeve më të njohura dhe më revolucionare të muzikës pop- rock në vend. Ende sot, këngë si “Dëshirë dhe heshtje”, “Ndjenjë e Dashuruar”, “Cilët jemi ne” apo legjendaret “Ëndërroj” ose “Drejt fatit tim” mbahen mend, pëlqehen dhe rikthehen vazhdimisht në repertorin muzikor të club- eve të natës apo edhe kafeneve.

ALBUMI I PARË DHE I VETËM “DREJT FATIT TIM”

I cilësuar në festivalin e dhjetorit të vitit 1991 si grupi më i mirë muzikor, me vokalist Altin Gocin dhe Saimir Brahon, rrugëtimi i Ritfolk- ut do të ndërpritej gati dy dekada më parë. Pjesëmarrja e fundit e “Ritfolk” në festival ishte ajo e 1999- s në “Kënga Magjike 1999” me “Do Të Them Diçka”.

Kështu Saimir Braho nisi i vetëm një karrierë të re, me projekte muzikore si:

e ndërsa Altin Goci krijoi grupin e tij duke i vetëkompozuar këngët:

Ndonëse interesi qe vërtet i madh, asnjëherë nuk u fol në media rreth ndarjes së grupit të famshëm.

GRUPI MBAHET MEND PËR PJESËMARRJEN NË FESTIVALIN E 30, 33, 34, 35, 36- TË TË RTSH- SË

Më në fund është zbuluar arsyeja që solli fundin e epokës Ritfolk. Mendohet të mos ketë qenë kurrsesi një arsye personale apo sherrnajë, por thjesht dhe vetëm një instrument. Saktësisht oboeja. (Se çfarë ndodhi e zbuloni më qartë në videon e mëposhtme):

Duket se ka qenë kjo “përplasje” mes dyshes për oboen ajo që i ka mbajtur larg njëri- tjetrit prej kaq shumë vite.

INSTRUMENTI I OBOES

Sidoqoftë, jo dhe për shumë gjatë. Altin Goci dhe Saimir Braho do të rikthehen sërish!

Për të gjithë fansat e zjarrtë të “Ritfolk”, këtë qershor artistët do të performojnë sërish hitet më në zë falë mbështetjes së ABI Bank. Kështu, edhe një herë do të mund të përjetojmë emocionet e … (le të këndojmë të gjithë bashkë):

“Sa dua të jem larg

larg mërzitjes pa kufi

Sonte do këndoj për ju

ju që njihni veç qetësi

Kënga ime ngjitet lart

atje lart në qiellin blu

Ju o yje më besoni

kënga ime është për ju”

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e revistës ANABEL


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *