Vendosni fjalën kyçe....

“Anulo gjobat në Sukth”, Astrit Avdylaj urdhër kandidatit të PS Shijak (AUDIO)


 

Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” tregojnë se si klani i Avdylajve kontrollon disa drejtori në Durrës, e madje përgjedh dhe kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.

Në një nga videot, kreu i kësaj bande Astrit Avdylaj telefonon kryetarin e PS-së, Shijak Elton Arbana.

Avdylaj i kërkon Arbanës që të telefonojë kreun e INUK-ut Artur Çela, me qëllim që të anulojë një gjobë prej 5 milionësh që ka vënë në një Fermë të Sukthit. Arbana thotë se do ta bëjë telefonatën për ta kryer punën. Telefonatat janë realizuar disa muaj përpara zgjedhjeve të 2017-ës.

 Telefonata e Astrit Avdylaj me Elton Arbanën

Elton Arbana: Astrito?

Astrit Avdylaj: Si ja çove?

Elton Arbana: Ça bone, si ja kalove?

Astrit Avdylaj: Mirë si jeni?

Elton Arbana: Mirë, ça bëhet, si ke qenë?

Astrit Avdylaj: Vallai mirë.. ti?

Elton Arbana: Hajt mo mirë, ja tu lujt letra me çunat këtu.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin apo jo?

Elton Arbana: Urdhëro…

Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-t, atë drejtorin ti?

Elton Arbana: E njof mo, Dallëndyshen?

Astrit Avdylaj: Ore lëre Dallëndyshen, këtë të Durrësit, ça është ky i Durrësit, Artur…

Elton Arbana: Artur Çela, i bashkisë

Astrit Avdylaj: Eeee.

Elton Arbana: Po e njof.

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është ky, i Shijakut?

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se ishte dje me Edin o vëlla… Merre o vëlla edhe thuj o b….. q…., ke shkuar aty tu vënë gjoba në fermë nga 5 milionë lekë o vëlla. Merre tashti, se nuk është Vangjushi këtu.

Elton Arbana: Se mu më kanë heq, u bënë 4 ditë. Ta marr në telefon, te kush?

Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Se nuk është Gjushi këtu, ështe me Edin në Zvicër, a më kupton? Se s’kam me ça ashtu

Elton Arbana: S’ka ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Elton Arbana: Domethënë kujt i ka vënë, që ti them i ke vënë këtij personi

Astrit Avdylaj: Thuj i ke vënë atij në fermë thuaj dhe ke bërë gabim edhe kthej gjobat thuaj, mos vej gjoba thuaj.  Se nuk është Gjushi aty…. a më kupton?

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Edhe tu bë gabim thuj, or pis thuj. S’du me e marr vet në telefon.

Elton Arbana: E marr unë, e marr unë. Po e more vesh që para 1 jave që më hoqën.

Astrit Avdylaj: Unë nuk e di o vëlla. Kush, kur si qysh tek?

Elton Arbana: Më hoqën pra. Unë isha tek INUK edhe ndërhyna për këto gjëra, edhe më shkarkuan.

Astrit Avdylaj: Unë nuk e di, por ma lajmëro një çik këtë. Thuj që ke bërë gabim që ke shkuar aty në fermë, se është Vangjushi sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë s’kam ku me e ashtu…

Elton Arbana: E marr unë direkt tashti

Astrit Avdylaj: Mirë pra faleminderit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *