Gazetari i “Bild”, Peter Tiede, ka thënë se falenderon Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare.
Në një reagim në Facebook, Tiede shkruan se reagimi i prokurorisë fakton vërtetësinë e asaj që është publikuar prej tij.
“Për shkak se Shqipëria është trazuar sërish për shkak të një artikullit tim dhe trollet e qeverisë po bëjnë gjithçka për të më nxjerrë si gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot.” – shkruan Tiede në llogarinë e tij në Facebook.