Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj vizitë zyrtare në Berlin me ftesë të Merkelit


Ditën e nesërme kryeministri i Kosovës, Haradinaj, do zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Merkel.

Sipas zyrës së shtypit të kreut të qeverisë, Haradinaj ka udhëtuar sot drejt Berlinit me ftesë të Merkelit ndërsa mësohet se në këtë takim do diskutohet për mbështetjen gjermasne për liberalizimin e vizave, forcimin e marrëdhënieve me Gjermaninë si dhe në dialogun me Beogradin.

Gjatë vizitës, Haradinaj, do takohet gjithashtu me Kryetarin e Bundestagut, Schauble, si dhe me deputetët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Dr. Johann Wadephul  Christian Schmidt, Nikolas Löbel, Manuel Sarrazin dhe Hans Peter Bartels, raporton Lajmi.net.

Vetë Haradinaj e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme vizitën dhe takimin me kancelaren Merkel.

Ai ka theksuar se Gjermania ka pasur dhe ka një rol të jashtëzakonshëm në proceset jetike të shtetndërtimit të Kosovës dhe gjithashtu ka theksuar se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *