Vendosni fjalën kyçe....

Juventus nuk paguan për të marrë Sarrin, ëndërron Guardiolën


Juventus nuk ka ndërmend të paguajë për lirimin e teknikut Maurizio Sarri, që dukej në prag të shkarkimit, me zëvendësuesin e mundshëm në pankinën e Chelsea tashmë të identifikuar në emrin e Frank Lampard.

Sipas asaj që bën të ditur ESPN, mes Juventus dhe Sarrit është pengesë një kompensim i kërkuar nga Chelsea.

Blues, për ta lënë të ikë ish-trajnerin e Napolit në Torino, pretendojnë 5 milion stërlina të fiksuara në kontratë. Klubi bardhezi, nga ana e tij, nuk ka ndërmend të paguajë, por situata ka ndryshuar nga pak javë më parë, kur Sarri ishte gati i shkarkuar.

riumfi në Europa League ka lëvizur balancat pro Sarrit në Londër, për më tepër, që as Lampard nuk është më i sigurtë për t’u ulur në pankinën e skuadrës në të cilën ka qenë simbol.

Ish-kapiteni është i parakaluar në hierarki nga Javi Garcia i Watford. Një vendim i papritur i ardhur nga Chelsea, që zhvendos Juventusin dukshëm në garën për teknikun italian, apo ndoshta gjithçka ishte e llogaritur duke parë që, sipas zërave të fundit që vijnë nga Torino, Sarri është vetëm një zhvendosje vëmendje nga objektivi i vërtetë, që është Guardiola.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *