Një grua në të 70-at e saj ra dhe goditi kokën e saj ndërsa ecte në Piestewa Peak në Arizona.
Duke pasur parasysh nxehtësinë dhe terrenin e ashpër, ekipet e emergjencës vendosën se transporti ajror me helikopter do ishte mundësia më e mirë, por gjërat morën një kthesë të papritur.
Menjëherë pas ngritjes në ajër me të moshuarën në shtratin transportues, helikat e helikopterit shkaktuan shpërndarjen e gurëve dhe pluhurit, jo shumë të përshtatshme për dikë me traumë në kokë.
Më tej shtrati ku ishte vënë e plagosura nisi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar pa u ndaluar. Më në fund transportuesit ishin në gjendje që ta stabilizojnë dhe ta ngjisin në helikopter të moshuarën e plagosur.
Gjatë një konference shtypi piloti u tha gazetarëve se fenomeni është i pazakontë, por jo i pashembullt.
“Ndonjëherë nëse jemi në një kanion dhe është një ditë e fortë me erë, atëherë mund të jetë e vështirë të veprohet në mënyrë perfekte.” – tha piloti kryesor Paul Apolinar.
Zyrtarët thanë se gruaja nuk pësoi efekte të rënda nga rrotullimi, përveç disa marramendjeje të vogla dhe të përzierave.