Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është përherë një mundësi, tha presidenti amerikan Trump në një intervistë me Piers Morgan. Megjithatë, ai theksoi se ai nuk po kërkon konflikt të armatosur me Teheranin.
Pasi gazetari e ngacmoi për tensionet në rritje me Iranin dhe gjasat për luftë, Trump pranoi se asgjë nuk mund të përjashtohej.
“Gjithmonë ka një mundësi. A dua? Jo. Por gjithnjë ka një shans.”
Udhëheqësi i SHBA-së këmbënguli që ai do t’i “fliste më shumë” Iranit, në mënyrë që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar Teheranin nga marrja e armëve bërthamore.
“E vetmja gjë është që ne nuk mund t’i lejojmë ata të kenë armë bërthamore. Unë e di aq shumë për armët bërthamore.” – shtoi Trump