Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet i lirë Ervis Martinaj, gjykata e Apelit vendos pro tij


Mbetet i lirë Ervis Martinaj. Gjykata e Apelit në Tiranë ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë “garanci pasurore” për Ervis Martinajn.

Kjo gjykatë më 3 maj ndryshoi masën e sigurisë së Martinajt nga “arrest në burg”, në “liri në këmbim të garancisë pasurore” pas kërkesës së bërë nga avokatët mbrojtës.

Martinaj e la burgun në këmbim të një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra.

Prokurori Dritan Peka kërkoi ndryshimin e masës “garanci pasurore”, me masën e sigurisë “Arrest në burg”, por treshja gjykuese e përbërë nga Flutura Skënderi relatore dhe Gramoz Levanaj e Artur Gaxha, e ka vlerësuar të drejtë masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Kujtojmë se Ervis Martinaj u arrestua pas masakrës në ish-Bllok, që ndodhi në 4 tetorin e vitit të shkuar, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, edhe vetë Martinaj.

Martinaj u arrestua në Spitalin e Traumës, pak orë pasi kishte dhënë dëshminë për ngjarjen ku vetë mbeti i plagosur.

Ervis Martinaj, ishte i vetmi që qëndronte në burg pas ngjarjes së tetorit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *