Vendosni fjalën kyçe....

“Ose votën, ose te shpia”, si u kërcënuan punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shijak (Përgjimet)


Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” tregojnë qartë se si punonjësit e Administratës janë kërcënuar se do të pushoheshin nga puna, në rast se nuk do të votonin për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017-ës.

Në një nga audiot tregohet biseda mes atij që konsiderohet si kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdylaj,  me përgjegjësin e repartit të ujësjellës-kanalizimeve në Shijak, Ivo Doçin.

Avdylaj i kërkon Doçit të përgatisë një listë me emrat e punonjësve, duke i ndarë në ata të PD-së dhe të PS-së.

Por Doçi i përgjigjet se e ka gati tashmë një listë të tillë. Në bisedë, Avdylaj i thotë drejtorit të UKD-së që të kërënojnë punonjësit, që ose të votojnë për PS-në ose në të kundërt të shkojnë në shtëpi, duke nënkuptuar kështu pushimin nga puna.

Audio 1 – Biseda mes Astrit Avdylajt dhe drejtorit të UKD-së

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, jam unë Astriti. Si ia çove?

Ivo Doçi: Astrito si je? Ça bën ti? Të gjitha mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ti si je mirë?

Ivo Doçi: Mirë mirë. Nga shpia mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë mirë, ju mirë?

Ivo Doçi: Mirë rrofsh. Ja sa erdha në shpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashi. Dëgjo unë isha njëçik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me elton arbanën dhe Dor Gallain dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol njëçik, me pa atë listën ça ke aty dhe kundra që mund të kesh të PD-së aty, te puna.

Ivo Doçi: E kuptoj

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emrat që mund të kesh kundra

Ivo Doçi: I kam nda unë. I ke të ndame komplet.

Astrit Avdylaj: Ashtu, këtë kërkojmë.

Ivo Doçi: I kam bo para unë. Kështu që i ke gati.

Astrit Avdylaj: Ashtu, kur të kesh kohë se ne do vijmë tek ata që t’i dundim nga një çikë.

Ivo Doçi: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O ke puna e të na japin votat, ose të ikin te shpia.

Ivo Doçi: As bëhet fjalë fare. I ke të ndame, i ke gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë. I kam kështu me kompjuter, të punuara.

Astrit Avdylaj: Okej se du të mi qethësh njëçik, edhe du që…. a më kupton?

Ivo Doçi: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër ty.

Astrit Avdylaj: Mirë, natën e mirë. Na fal për…

Ivo Doçi: Ça thu mor burrë, i madh je. Hajt shnet


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *