Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet e “Bild”, Basha: Rama të dorëhiqet, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka reaguar pas pubimit të përgjimeve nga media gjermane, Bild, lihdur me blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës.

Kreu i opozitës ka theksuar se parlamenti i dalë nga këto zgjedhje është ilegjitim pasi është produkt i krimit të organizuar.

Ai ka thënë gjithashtu se qeverisja e Ramës nuk është legjitime dhe se me të kryeministër s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

  • Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
  • Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
  • Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
  • Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
  • Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

  • Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
  • Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
  • Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.” – shkruan Basha në llogarinë e tij në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *