Shqiptari i shpallur si njëriu më i fortë i Britanisë, Jimmy Marku akuzohet se është pjesë e një bande që kontrabandonte njerëzit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 44-vjeçari me origjinë shqiptare dhe vëllai i tij 35-vjeçar Jetmir Marku, sëbashku me një tjetër shqiptar Aleks Sefolli, 39-vjeç, blenë një anije me qëllim për ta përdorur për trafikun e njerëzve.
Ky i fundit ka patur një restorant dhe disa kompani ndërtimi por pasi falimentoi u përfshi në trafikun e emigrantëve.
Sefolli akuzohet dhe për punësimin e 3 emigrantëve ilegalë në Shtator 2017. Kurse vëllezërit Marku akuzohen edhe për strehimin e emigrantëve të paligjshëm midis viteve 2014-2017 në banesën e tyre në Londër.
Prokurori Christopher Amis tha se të akuzuarit “ishin pjesë e një komploti të mirëorganizuar për të trafikuar me anije 17 shqiptarë nga brigjet e Francës në Mbretërinë e Bashkuar në Maj 2016”.
Në varkën me të cilën po kontrabandoheshin, policia britanike gjeti të fshehur 17 emigrantët shqiptarë gjatë aksionit më 23 Maj 2016.
Amis tha se “Jimmy Marku pranon se ai ishte pjesë e një komploti për të kontrabanduar 17 shqiptarët në këtë vend midis marsit dhe majit 2016.”