Vendosni fjalën kyçe....

Si i kanë bërë paratë gratë më të pasura të Amerikës


Rihanna

Forbes ka publikuar listën e grave më të pasura të Amerikës. Ndërkohë që në listë ka një numër të konsiderueshëm të grave të famshme, ka edhe të tjera të panjohura që kanë arritur të ndërtojnë perandori të suksesshme të biznesit.

Make-up bën para

Nëse doni të bëheni të pasur, ndoshta duhet të filloni linjën tuaj të make-upit. Industritë e make-up dhe kujdesit të lëkurës kanë ndihmuar në promovimin e 10 prej 80 grave në listën e Forbes si dhe për statusin e milionereve dhe miliardereve.

Mbase habiteni të mësoni se sipërmarrësja më e mirë në make-up, sipas Forbes, nuk është Kylie Jenner por Anastasia Soare, e lindur në Rumani.

Gruaja qëndron pas linjës kozmetike të Anastasia Beverly Hills. Zonja Soare u zhvendos në Los Anxheles në vitin 1989 dhe në vitin 2000 filloi një linjë produktesh për vetullat.

Forbes tani e vlerëson markën e saj të kozmetikës në 1.2 miliardë dollarë, pak përpara “Kylie Cosmetics”, “KKW Beauty” e Kim Kardashian West dhe “Fenty Beauty” nga Rihanna.

Huda Kattan

Huda Kattan gjithashtu bën pjesë në listë. E lindur nga prindër irakianë, Kattan la punën e saj në financë për t’u bërë një artiste make-upi. Ajo themeloi Huda Beauty në vitin 2013 dhe Forbes e vlerëson kompaninë e saj në 610 milion dollarë.

“Unë nuk jam i motivuar financiarisht,” tha Huda në BBC në një intervistë vitin e kaluar.

Milionere të tjera që mund të falënderojnë make-upin për fatin e tyre janë dhe dy gra, kozmetikat e të cilëve u blenë nga L’Oreal. Toni Ko e shiti markën e saj “NYX Cosmetics” në vitin 2014 me një marrëveshje që mendohet të jetë me vlerë 500 milionë dollarë.

Jamie Kern Lima, një ish-spikere lajmesh, gjithashtu shiti gamën e saj të produkteve “It Cosmetics” në L’Oreal dhe u bë shefja ekzekutive e parë femër e firmës.

Atletja më e pasur amerikane

Serena Williams

Ylli i tenisit Serena Williams shfaqet si femra e vetme sportive milionere në listën e Forbes. Duke shpjeguar pse Serena futet në listë Forbes thotë: “Ajo ka investuar në 34 atletë fillestarë gjatë pesë viteve të fundit përmes ‘Serena Ventures’ në një portofol të vlefshëm të paktën 10 milion dollarë.”

“Ajo filloi një linjë të vetme të financuar, direkt nga konsumatorët në 2018-ës. Ajo gjithashtu zotëron aksione në Miami Dolphins dhe UFC.

Ajo ka më shumë se një duzinë partnerë të korporatës dhe 89 milion dollarë nga paratë e karrierës janë dy herë më shumë se çdo atlete tjetër femër”.

Moda shet

Nuk është vetëm kozmetika dhe kujdesi për lëkurën që i ka bërë të pasura gratë amerikane. Ndoshta keni dëgjuar për dizajnerët e modës Vera Wang dhe Donna Karan, a mund të thoni të njëjtën gjë për Doris Fisher dhe Jin Sook Chang?

Doris Fisher, 87 vjeç, ndërtoi një firmë të veshjeve me pakicë në vitin 1969 me burrin e saj, pasi çifti nuk gjente dot xhinse të përshtatshme. Kompania tani vlen më shumë se 2 miliardë dollarë.

Jin Sook Chang është gruaja prapa firmës “Forever 21”, e cila filloi si një dyqan i vogël në Los Angeles i quajtur “Fashion 21”.

Tani ajo punëson mijëra njerëz me qindra dyqane në mbarë botën.

Ndoshta një nga markat më interesante në këtë listë është themeluar nga Sara Blakely, krijuesja e kompanisë së veshjeve “Spanx”. Para se të dilte me idenë për rroba, zonja Blakely shiste makinat e faksit derë më derë.

Ajo tha se ajo e filloi firmën me vetëm 5,000 dollarë, sepse ajo nuk ishte e kënaqur me formën e trupit të saj.

Në një intervistë me BBC, ajo tha: “Nuk më pëlqente mënyra se si dukesha në pantallona të bardha dhe si shumë gra, unë nuk munda të kuptoj se çfarë të vishja nën rroba të caktuara.”

Blakely vjen në numrin 23 në listën e Forbes, që e vlerëson pasurinë e saj në 1 miliardë dollarë.

TV dhe muzika

Beyonce

Një numër i madh i grave nga televizioni dhe muzika bëjnë pjesë gjithashtu në listë. Përmendim Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres, me 2.6 miliard dollarë dhe 330 milionë dollarë respektivisht.

Judy Sheindlin, e emisioneve televizive Judge Judy dhe Hot Bench gjithashtu bën pjesë në listë. “Që nga viti 2012, gjyqtarja Judy ka fituar 47 milionë dollarë në vit me shfaqjen e saj televizive,” thotë Forbes.

Nga bota e muzikës Madonna, Taylor Swift, Barbra Streisand dhe Celine Dion bëjnë pjesë në listë, ashtu edhe Beyoncé. Forbes e llogarit pasurinë e kësaj të fundit në 400 milion dollarë.

Burri i Beyoncés, Jay Z, të hënën u emërua nga Forbes si reperi i parë miliarder në botë.

Takimet dhe produktet për WC-në

Whitney Wolfe

Nga të gjitha gratë milionere më të pasura të Amerikës, në veçanti vlen për t’u përmendur njëra. Pas të gjithave ajo vjen në vendin e parë.

Diane Hendricks është një producente filmash dhe bashkë-themeluese e kompanisë për pajiste të çatitve dhe dritareve “ABC Supply”, që vlerësohet në një shumë prej 7 miliardë dollarësh.

Kjo kompani është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të materialeve të ndërtimit, me qindra degë që bëjnë miliarda.

Në moshën 29 vjeçare, Ëhitney Ëolfe Herd është femra e dytë më e re në listë. Në vitin 2014 ajo filloi aplikacionin për takimet “Bumble”.

Pasuria e zonjës Ëolfe Herd vlerësohet në 290 milion dollarë falë aplikacionit, që Forbes thotë se i sjell të ardhura vjetore deri në 175 milion dollarë.

Suzy Batiz është gjithashtu një emër që nuk njihet menjëherë.

Por biznesmenja nga Teksasi ka 240 milion dollarë prej kompanisë së saj “Poo-Pourri”, që shet një gamë të produkteve për të mbajtur ËC-të të freskëta. Produktet e saj shiten në Target dhe Costco.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e BBC/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *