Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë e PD protestojnë para Bashkisë së Durrësit, kërkojnë burgosjen e Dakos


Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar pasditen e sotme para Bashkisë së Durrësit, pas publikimit të përgjimeve të prokurorisë ku përfshihen një sërë zyrtarësh të Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Ata goditën me vezë Bashkinë në shenjë revolte ndaj kapjes së Bashkisë nga krimi.Të rinjtë shkallmuan derën e Bashkisë dhe e rrethuan me shirita skene krimi.

Të rinjtë demokratë kërkuan ikjen e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Vangjush Dako duke kërkuar burg për këtë të fundit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *