Vendosni fjalën kyçe....

Ulsi Manja: I shqetësuar për nxjerrje të sekretit hetimor, prokurora të nisë hetimet


Deputeti i Partisë Socialiste, Manja, i kërkoi prokurorisë që të hetojë nxjerrjen e sekretit hetimor lidhur me publikimin e përgjimeve të dosjes 339.

Ai tha se organi i akuzës duhet të hetojë thellë brenda vetes dhe të nxjerrë përpara ligjit të gjithë ata prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore që nxjerrin sekrete hetimore.

“Siç e dini janë bërë sot publike disa material nga dosja 339 që siç e dini është nën hetim. Nuk jam sot i shqetësuar për përmbajtjen e dosjes 339 dhe as për fatin e personave emrat etë cilëve përmenden aty sepse janë çështje në dorë të drejtësisë. Por jam këtu i shqetësuar për 2 gjëra. E para është koha që prokuroria dhe policia gjyqësoren të vlerësojnë seriozizht çështjet e daljes në publik të sekretit hetimor. Dhe të kthehen në hullitë e zbatimit të ligjit penal dhe procedurial. Duhet të hetojë brenda vetes të gjithë ata prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të cilët i marrin dosjet në hetim në zyrat e PD-së duke thyer rëndë sekretin hetimor.” – tha Manja.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *