Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet Neymar, humb Kupën e Amerikës


Telashet s’kanë të sosur për Neymar. Futbollisti brazilian do të humbasë Kupën e Amerikës, pas dëmtimit të një ligamenti në ndeshjen miqësore me Katarin.

Ylli i PSG-së, të cilit iu hoq kapiteneria e ekipit brazilian në maj, u rrëzua pas 17 minutash në neshjen me Katarin.

Neymar u dërgua në spital për një skanim pasi u ndihmua të dilte nga fusha nga anëtarët e stafit të Brazilit.

” Pas pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes të së mërkurës kundër Katarit, Neymar iu nënshtrua testeve mjekësore që konfirmuan se kishte këputur një ligament në kyçin e këmbës.

Për shkak të seriozitetit të këtij lëndimi, Neymar nuk do të jetë në gjendje fizike dhe nuk ka mjafueshëm kohë për t’u rikuperuar, që të marrë pjesë në Kupën e Amerikës, Brazil 2019.

Prej kësaj të enjteje, komiteti teknik i Ekipit Kombëtar të Brazilit do të fillojë procesin e përzgjedhjes së një zëvendësuesi”, tha Federata Braziliane e Futbollit në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *