Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet video e sherrit në hotel mes Neymar dhe gruas që e akuzon për përdhunim


Publikohet videoja e sherrit mes Neymar dhe gruas që e akuzon për përdhunim, në një hotel në Paris.

Shihet qartë se si çifti shtrihen të qetë në krevat në dhomën e hotelit, por menjëherë nis debati mes tyre.

Nuk është Neymar, por gruaja e quajtur Najila Trindade Mendes de Souza e cila qëllon e para.

Neymar mund të dëgjohet duke thënë: “Jo, jo, jo, mos më godit, jo.”

Por gruaja i përgjigjet: “Jo? Ti do të më godasësh, apo jo? A nuk do të më godasësh?”. Ajo ngrihet nga shtrati dhe vazhdon të përpiqet për të goditur futbollistin.

Pak sekonda më vonë, duket sikur ajo hedh një objekt tek ai duke thënë: “Do të të godas ty, ti e di pse. Sepse më rrahe dje “.

Ylli i PSG-së u akuzua më 1 qershor për përdhunim në Brazil. Një grua bëri denoncimin në policinë e San Paulos, ku tha se Neymar abuzoi me të më 15 maj në një dhomë hoteli në Paris.

Me sa duket Neymar dhe Najila, ishin njohur përmes “Instagram”-it dhe futbollisti e kishte ftuar në Paris për t’u takuar.

Një ditë më vonë, më 2 qershor, futbollisti brazilian iu përgjigj akuzave duke i konsideruar të pavërteta. Kështu që ai publikoi ​​një video përmes së cilës zbuloi mesazhet që kishin shkëmbyer në “Ëhatsapp” në një përpjekje për të provuar pafajësinë e tij.

Babai i Neymarit është kapur fort pas detajit që gruaja godet e para dhe thotë: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Neymar është ai që u sulmua. Ajo e provokoi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *