Një konflikt me thika ka ndodhur në zonën e Kamzës mbrëmjen e kaluar. Mësohet se një 17-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e saj, vëllain e burrit pasi ajo ishte e martuar dhe me një fëmijë.
17-vjeçarja ka rrëfyer në polici se kunati i ka shkuar në banesë në gjendje të dehur dhe e ka kërcënuar me thikë se do e vriste, kështu ajo ka vepruar për t’u vetëmbrojtur në konflikt e sipër.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e ka proceduar të renë në gjendje të lirë për shkak të moshës së lindur dhe foshnjës për të cilën duhet të kujdeset.
Vijon…