Vendosni fjalën kyçe....

70 vjet – Arkivi Qendror Shtetëror


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi dje 70 vjetorin e themelimit të Arkivit Qendror Shtetëror.

Kreu i institucionit, Bido, fjalën e tij përshëndetëse e nisi duke treguar se sa i rëndësishëm është Arkivi për një vend dhe njëkohësisht falenderoi të gjithë punonjësit aktual por dhe ata që kanë lënë gjurmë duke punuar për këtë institucion.

Ai prezantoi së bashku me Drejtorin e Arkivit të Kosovës, Ramë Manaj dhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe shfaqja e dokumentarit e bërë enkas për 70 vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror, i cili u ndoq me kuriozitet dhe u duartrokit nga të ftuarit.

Pjesëmarrës në këtë event ishin personalitete si Drejtori i Arkivit të Kosovës, Ramë Manaj, Drejtoresha e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Pranvera Dibra, Ambasadori i Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Khalil, nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi, Drejtori i Arkivit të Forcave të Armatosura, Teki Kurti, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, Drejtoresha e Institutit të Studimeve Evropiane, arkivistë, studiues dhe mjaft personalitete të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *