Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi në Dubai përplaset me tabelën, humbin jetën 17 pasagjerë


Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një aksidenti rruhgor në Dubai.

BBC” shkruan se një autobus që transportonte 31 pasagjerë të kombësive të ndryshme, u përplas me një tabelë të sinjalistikës rrugore

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën Sheikh Mohammed bin Zayed.

Zyrtarët indianë njoftuan se tetë qytetarë indianë ishin midis të vdekurve.

Shoferi, rreth moshës 50 vjeçare, po merr trajtim për lëndime të lehta. Ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

Policia e Dubait i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave.

“Ndonjëherë një gabim i vogël ose neglizhencë gjatë ngarjes së automjetit çon në pasoja të tmerrshme,”-tha shefi i policisë, Abdullah Khalifa Al-Marri.

Ende nuk ka dalë asnjë shkak zyrtar për aksidentin, por mediat lokale thonë se automjeti u ndryshoi drejtim për të shmangur një tabelë të lartë të sinjalistikës rrugore,  e cila më pas u nda në pjesën e sipërme të automjetit.

Nuk ka ende detaje të mëtejshme për viktimat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *