Vendosni fjalën kyçe....

Dako: Mirëpresim edhe të dënuar për të kërkuar votën


Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako sërish ka folur për përgjimet dhe përfshirjen në fushatën zgjedhore të eksponentëve të krimit dhe përkatësisht të Avdylajve në Shijak.

Në Report Tv, Dako është shprehur se nuk ka rëndësi nëse janë të dënuar, rëndësi ka që mbledhin vota.

Këta janë njerëz që mendojnë që mund të japin edhe ata një kontribut që i shërben votës. Dhe shumë njerëz që janë në dyzim dhe vendosin në momentet e fundit edhe ai ndërmjetësi shkon dhe jep votën e vetë. Dhe ne politika na intereson kjo gjë. Ne e mirëpresim qoftë edhe njeriun e dënuar edhe njerëz që kanë pasur probleme me ligjin. Ka pasur edhe deputete që kanë shkuar edhe në burgje për të kërkuar votat”-deklaroi Dako.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *